05 dhjetor 2009

Del Piero : Fitorja është e ëmbël

Juventusi mposhti sonte Interin me rezultat 2 me 1 Interin në Olimpico, dhe si zakonisht tek ne i gjeni deklaratat e para. Del Piero shprehet:

“ Është një fitore me shije të ëmbël, sepse ne vërtetë e dëshironim.”

“ Tani na mbetet neve që të jemi të mençur dhe të vazhdojmë së fituari. Duhet të kuptojmë se nëse luajmë kështu mund ta mposhtim secilin, përndryshe, ne rrezikojmë të bëhemi ajo çfarë kemi qenë.” Deklaroi pas ndeshjes Del Piero.

Juventusi tani është në pozitën e tretë me pesë pikë më pak se Interi në vendin e parë dhe një pikë më pak se Milani në pozitën e dytë.