05 dhjetor 2009

Ferrara : Fitore e merituar

Ciro Ferrara është shprehur menjëherë pas takimit me Interin, duke thënë se fitorja ishte plotësisht e merituar.

“ Ne jemi të lumtur për fitoren, dhe besoj se e merituam. Unë u thash që të kënaqen me këtë fitore të merituar, por tani duhet të mendojmë për Bayernin.”

“ Mbrëjma ishte e qetë për mua, pasi që ata dinin se çfarë duhej të bënin. Problemi ështhë që ne duhet të menaxhojmë këtë situatë, dhe të mos humbim pikë.”

“ Marchisio? Ai është njëriu që arriti majën e malit, njeriu që luajti shumë bukur, edhe pse i erdhi keq që i iku Eto’o në rastin e golit të Interit.”

“ Jam i lumtur për Caceres që ishte fantastic. Ai vrapoi, dhe kishte qëndrim të mirë në fushë. Vërtetë më pëlqeu. “

“ Sot pash mentalitetin e duhur. Kjo ishte një përgjigje e Juventusit të periudhave të vështira. “

“ Nervoz me Mourinhon? Absolutisht që JO.” Deklaroi pas ndeshjes Ciro Ferrara.