03 dhjetor 2009

Chelsea jashtë League Cup


Blutë janë eliminuar nga Kupa e Ligës pas ekzekutimit të penalltive, me ç’rast më të saktë u treguan lojtarët e Blackburnit.
Një dramë e vërtetë është zhvilluar në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, ndërmjet Blackburn Rovers dhe Chelseat, me ç’rast është dashur që penalltitë të vendosin fituesin. Koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultat 2-2, pasi për vendasit shënuan Nikola Kalinic (9’) dhe Brett Emerton (64’), ndërsa për Blutë, Didier Drogba (46’) dhe Salomon Kalou (52’). Me të filluar vazhdimet (93’), Blackburni krijoi avantazh me golin e Benni McCarthy të shënuar nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e fundit të vazhdimeve Chelsea barazoi me anë të Paulo Ferreiras. Pas ekzekutimit të penalltive, më të saktë u treguan lojtarët e Blackburnit, për ta dërguar skuadrën e tyre në gjysmëfinalen e League Cup ku do të ndeshet me Aston Villan.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të qytetit Mançester, Manchester City dhe Manchester United