03 dhjetor 2009

Tri pikë të reja për Barcën


Barcelona ka zhvilluar paraprakisht ndeshjen e javës së 15-të në La Liga, me ç’rast ka shënuar fitore si mysafir i Xerezit.
Edhe pse jo në formën e tyre më të mirë, Blaugranët dolën fitues me rezultat prej 2-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin Chapin. Thierry Henry kaloi kataluanist në epërsi porsa filloi pjesa e dytë(47’), ndërsa në fund të ndeshjes (90’+3), Zlatan Ibrahimovic dyfishoi rezultatin duke shënuar golin e nëntë personal në La Liga. Me këtë fitore Barcelona përforcohet në krye me pesë pikë përpara Real Madridit, megjithatë Mbretërit ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së 15-të (kundër Zaragozas, më 20 dhjetor). //