14 dhjetor 2009

Calciopoli: Tre vjet burg për Giraudon

Ish drejtorit të Juventusit Antonio Giraudos i është shqiptuar një dënim prej tre vitesh burgimi për pjesmarrjen e tij në çështjen Calciopoli të vitit 2006.

Prokurorët e rastit në gjykatën e Napolit kanë kërkuar që Antonio Giraudos ti shqiptohet një dënim prej pesë vitesh burgim, por gjykatësi Edoardo De Gregorio morri në konsideratë argumentet dhe e dënoi atë me tri vite burg.

Ish gjyqtarët Tulio Lanese dhe Paolo Dondarini janë dënuar me nga dy vite burigm, me Tiziano Pierin të dënuar gjithashtu me dy vite e katër muaj burgim.

Pjesa tjetër e të akuzuarve duke përfshirë dhe gjyqtarin Gianluca Rocci ishin shpallur të pafajshëm. Raporte nga Tuttosport pohojnë se Rocchi filloi të derdh lot pas verdiktit.

Në fund të dëgjimit të gjykatësit të tre të dënuarit, Giraudo, Pieri dhe Dondarini ishin pjesë e shqiptimit të një ndalese që i ndalon ata të marrin pjesë në ngjarje sportive në bastore apo ndeshje futbollistike për së paku tri vite.