14 dhjetor 2009

Melo fiton ‘ shportën e artë ‘

Mesfushori i Juventusit Felipe Melo është fitues i çmimit Bidone d’Oro ( shporta e artë ) pasi që është votuar më shumë nga dëgjuesit e emisionit ‘ CaterSport’ në Radio Rai 2.

Melo dështoi të tregoj vetën dhe ti shpaguaj 25 milion eurot e shpenzuara për të.

Braziliani 26 vjeçar duke e kaluar për pak Ricardo Quaresman e Interit në vendin e dytë.

Më shumë se 18 mijë vota ishin dhënë për të nominuarit dhe top treshin e mbyll Thiago Mendes i Juventusit. Ronaldinho është në pozitën e shtatë pas sezonit të parë katastrofal te Milani, në kohën e Ancelotit.

Rezultatet:

1.Felipe Melo (Juventus) – 22,87 % [4.289 vota]
2. Ricardo Quaresma (Inter) – 20,63 % [3.868]
3. Tiago Mendes (Juventus) – 9,99 % [1.873]
4. Dida (Milan) – 9,56 % [1.792]
5. Amantino Mancini (Inter) – 9,39 % [1.760]
6. Klaas-Jan Huntelaar (Milan) – 6,84 % [1.283]
7. Ronaldinho (Milan) – 6,07 % [1.139]
8. Christian Poulsen (Juventus) – 6,06 % [1.137]
9. Juan Pablo Carrizo (Lazio) – 4,37 % [819]
10. Julio Baptista (Roma) – 4,22 % [792]