17 dhjetor 2009

Beckham premton rikthim në LA Galaxy

Mesfushori i Los Angeles Galaxy, David Beckham, ka premtuar se ai do të rikthehet te ekipi amerikan menjëherë pasi të përfundojë Kupa Botërore, Afrika e Jugut 2010.
Beckham nga janari do të jetë pjesë e Milanit ku do të luajë në gjysmën dytë të sezonit, në përpjekje për të treguar lojëra të mira dhe për të siguruar vend në kombëtaren angleze për kampionatin botëror të radhës.
“Gjithmonë kam thënë se do të rikthehem sërish. Do të rikthehem pas Kupës Botërore, nëse me shpresa do të jem në përbërjen e Anglisë. Do të rikthehem këtu në mes të muajit korrik”, ka thënë Beckham.