17 dhjetor 2009

Iniesta mungon në finale

Mesfushori spanjoll i Barcelonës Andres Iniesta është duke vuajtur nga një lëndim muskulor i cili do të ja pamundësoj paraqitjen e tij në finalen e botërorit të klubeve ndaj klubit Argjentinas Estudiantes.
Iniesta ishte zëvëndësuar në minutën e 75-të nga Pep Guardiola ne ndeshjen me Atlantën, dhe e zëvëndësoi me Bojan Krkicin, pasi që dukshëm u pa se Iniesta nuk ishte në gjendje të mirë. Iniesta do të bëj dhe disa teste sonte, por duket se ai nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në finale.
Iniesta 25 vjeçar, ende është në pritje të golit të parë këtë sezonë.