21 dhjetor 2009

Ballack lavdëron Sturridge

Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, është i sigurt se sulmuesi i ri Daniel Sturridge mund t’i mbajë gjallë shpresat për titull kur Didier Drogba dhe Salomon Kalou të udhëtojnë në Kupën Afrikane të Kombeve muajin e ardhshëm.

“Daniel mund t’ia dalë në janar – ai duhet. Neve do të na mungojnë dy lojtarët, veçanërisht Didier”.

“Ai është ende një lojtar i ri, por tash ai ka shans të madh të tregojë kualitetet që ka. Ai ka qenë i pafat me lëndime, por tash mundësi të fitojë më shumë lojëra dhe të ndihmojë ekipin”, ka thënë mesfushori gjerman.