21 dhjetor 2009

Nga 1 milionë € shtesë për lojtarët e Barcelonës

Lojtarët e Barcelonës po notojnë në para pas triumfit të plot gjashtë trofeve gjatë vitit 2009.

Edhe triumfi i vikendit në Kupën Botërore të Klubeve, që nuk ishte shkruar për ndonjë marrëveshje bonusi gjatë verës, ka bërë që Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, të ofrojë 300 mijë euro për ekipin.

Për Ligën e Kampionëve, lojtarët e Barcelonës fituan 500 mijë euro secili, titulli iu solli nga 400 mijë euro, ndërsa Kupa e Mbretit 200 mijë euro për çdo lojtar.

Për secilin trofe shtesë, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën Botërore të Klubeve, kapiteni Carles Puyol dhe grupi i liderëve të ekipit negociuan një shumë prej 8 milionë eurosh.

Dhe gjatë darkës së mbrëmshme për të festuar triumfin në Kupën Botërore të Klubeve, Laporta i ka përmendur Puyol se ekstra 300 mijë euro do të ndahen si bonus për Krishtlindje
.