26 dhjetor 2009

Ancelotti: Do të vrapoj lakuriq nëpër qendrën stërvitore nëse transferoj në Janar

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti thotë se nuk ka nevojë për lojtarë të rinjë gjatë afatit kalimtar të Janarit, përkundër suspendimit të anuluar nga FIFA.
Komentet e Ancelotti vijnë pasi që dy sulmuesit e tij, Nicholas Anelka dhe Didier Drogba do të mungojnë për ndeshjet e radhës të Chelseat, Drogba për shkak të kupës afrikane të kombeve, dhe Anelka për shkak të lëndimit.
Italiani ka vënë një bast interesant me gazetarët, duke thënë se nëse ai transferon lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të Janarit, ai do të vrapoj lakuriq rreth qendrës stërvitore të Chelseat.
“ Nëse keni lojtarë të rinj, ky është një problem për Shkurt ose Mars. Nuk na nevojiten për momentin.”
Ancelotti shtoi se ai ka besim të madh tek lojtarët e akademisë së Chelseat duke thënë se ata kanë mjaft cilësi por pak përvojë.