26 dhjetor 2009

Benitez: Gerrard duhet të përmirësohet

Menaxheri i Liverpoolit Rafael Benitez ka pranuar se forma e kapitenit Steven Gerrard është në pikëpyetje, pas një fillim sezoni katastrofal në Premier Ligë dhe Championë League.
Sot para një viti, Gerrard kishte 11 gola të gravuar në emrin e tij, përderisa sot i ka vetëm katër. Liverpool tani është 14 pikë larg Chelseat në Premier Ligë, dhe është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Rafa Benitez mendon se vetëm përmirësimi do ta bëj Gerrardin një mesfushor influentiv.
“ Steven e di se duhet të përmirësohet, dhe kjo për mua është tejet pozitive.”
“ Ai tregon që është lojtar i rëndësishëm për ne dhe ne jemi duke i analizuar statistikat e tij dhe shohim se po bëhet më i mirë. Ndeshjen e kaluar nuk ishte në nivelin e njëjtë por ajo mund të ndodhë në një ndeshje. Ai e di se po përmirësohet fizikisht dhe gjëja kryesore tani është besimi.”
“ Ai është kapiteni dhe është njeri i rëndësishëm për ekipin dhe klubin. Ai është njeri që i shtyn gjërat dhe dëshiron të rris formën.” Tha Benitez.