11 dhjetor 2009

Akuilani hedh pas dëmtimin: Dua të luaj

Mesfushori italian Alberto Akuilani kërkon të jetë sërish me Liverpulin që nga minuta e parë në fushë, në ndeshjen e fundjavës kundër Arsenalit.Ish-futbollisti i Romës kaloi në Premier Ligë gjatë muajve të verës, por debutimin e plotë e bëri në ndeshjen e fundit kundër Fiorentinës në kuadër të Ligës së kampionëve, për shkak se pati pësuar një dëmtim në gju.
“Aktualisht kam shumë nevojë për të luajtur. Jam në një ekip të ri dhe kjo e bën më të domosdoshëm aktivizimin tim. Gjuri është rikuperuar plotësisht, dhe tani jam duke punuar për formën time fizike. Shpresoj shumë të luaj në ndeshjen e fundjavës kundër Arsenalit”, deklaron Alberto Akuilani.