11 dhjetor 2009

Dëmtohet Tiago Silva, Milan alarm në mbrojtje

Ndeshja e fundit në grup ndaj Zyrihut i ka kushtuar shtrenjt mbrojtësit brazilian, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe me shumë mundësi do mungojë ndaj Palermos dhe Fiorentinës.Silva do të kryejë kontrolle më të hollësishme dhe nesër do të marrë një përgjigje përfundimtare mbi shkallën e dëmtimit në pulpën e majtë dhe mbi kohën e nevojshme për t’u riaftësuar. Me shumë mundësi ai do të mnugojë në dy sfidat e fundit për këtë vit në kampionat, ndaj Palermos së Delio Rosit dhe Fiorentinës.
Me dëmtimin e brazilianit, listës së gjatë të lojtarëve që nuk janë në dispozicion të Leonardos në repartin e mbrojtjes i shtohet edhe një tjetër emër. Përveç Tiago Silvës, të dëmtuar janë edhe Bonera, Odo, që rikthehet në janar, Onievu, që do të luajë në shkurt apo mars dhe Jankulovski.
Ndërkaq, rikthehet Xhenaro Gatuzo. Në pritje për të zbardhur të ardhmen e tij, mesfushori kuqezi është stërvitur sot së bashku me skuadrën dhe ka shumë gjasa që trajneri brazilian ta grumbullojë për sfidën e së dielës me Palermon.