05 tetor 2008

Juventusi kërkon holandezin Pieters

Vazhdon “udhëtimi holandez” i shefit të ri të zbuluesve të Juventusit, Renzo Castagnini. Midis objektivave të bardhezinjve nuk bën pjesë vetëm sulmuesi i Ajaksit, Klas Jan Huntelaar, dhe organizatori i Feyenordit, Liroi Fer, por edhe një mbrojtës i ri, Eric Pieters 20-vjeçar, që luan me PSV. Lojtari është larguar këtë vit nga Utrekti për 3 milionë euro. Kështu ka dalë një emër i ri në shtëpinë e Juves për mbrojtjen; pavarësisht nga mosha e re, Pieters ka 50 prezenca në Kampionatin Holandez dhe në vitin 2007 ka fituar me Holandën Kampionatin Europian Under 21.