31 tetor 2008

Nedved “i lodhur” për të vazhduar kontratën

Siç bën të ditur Gazzetta dello Sport, menaxheri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka kërkuar vazhdim të kontratës për yllin çek, Pavel Nedved, por vetë lojtari thotë se ai është “shumë i lodhur”.
Nedved gjithmonë e ka theksuar dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve dhe kjo mbase mund të jetë arsyeja që ai zgjodhi të vazhdojë karrierën edhe për një sezon tjetër këtë verë, por ai duket se vërtet do të largohet nga futbolli në qershorin e ardhshëm.“Luajmë aq shumë ndeshje së fundi, madje nuk e di nëse luajmë në Serie A, Kupën e Italisë ose në Ligën e Kampionëve”, ka bërë shaka Nedved.“Unë jam 36-vjeçar dhe edhe pse njerëzit vazhdojnë të thonë se dukem si 26-vjeçar, unë jam vërtet i lodhur!”, ka shtuar çeku.