
Në takimin e zhvilluar në Ohër, Renova ka shënuar fitore me rezultat 2-0, dhe në këtë mënyrë e ka siguruar çerekfinalen e Kupës. Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Shkup kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa skuadra tetovare ishte dënuar që takimin e radhës të mos e luante në shtëpi, por në Ohër. Mirëpo, pavarësisht kësaj përparësie që pati Vardari, ata u larguan me humbje që iu kushtoi eliminimin nga Kupa e Maqedonisë. Takimin e hapi Ibrahimi në fillim të ndeshjes (7’), ndërsa fitoren e përmbylli Memeti në minutat shtesë.