
“Të jesh kampion në këtë mënyrë? Kurrë! Është një dëshpërim i madh. Është një atmosferë negative pasi që bëmë gjithçka për të arritur tek tri pikët dhe në fund përfunduam me një. Na vjen keq që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur”, ka thënë Adebayor.“Ishte një prej ndeshjeve më të vështira në jetën time, pasi që nuk mund ta kuptoja, pas 90 minutash udhëhiqnim 4-2 dhe në fund ndeshja përfundon me barazim. Kur udhëhiqnim ndoshta mendonim se ndeshja përfundoi”, shton sulmuesi i Togos.