31 tetor 2008

Inzagi mbrohet dhe pranon që është shtyrë

Edhe ndaj Sienës, nuk mungoi goli i zakonshëm i Pipo Inzagit.Kundër skuadrës bardhezi, sulmuesi kuqezi shënoi njëgol fantastik dhe më pas arriti të fitonte një penallti shumëtë “dyshimtë”, të cilën Kaka e transformoi në gol: “Jam ilumtur për këtë fitore - ka thënë Inzagi. - Përsa i përketaksionit të penalltisë, unë isha larg topit. E pranoj që atë topnuk mund ta kapja, por e ndjeva mbi kurriz forcën shtytësetë mbrojtësit të Sienës dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ai nukprotestoi fare ndaj arbitrit, por në fund të ndeshjes foli ashpër,më duket e çuditshme sjellja e tij. Pas zhvillimit të këtijepisodi i kam shpjeguar Portanovas se nuk kishte pse tëndërhynte ndaj meje sepse fundja fundit atë top nuk do takisha kapur kurrë. Gjithsesi, mbrojtësi i Sienës ndërhyrëndaj meje dhe penalltia ishte e drejtë”, ka treguar Inzagi njëditë pas këtij episodi.