AMAURI: UNE NUK SHOH KRIZE
Pasi vjen nga barazimet me Katanian, Sampdorian dhe Bate Borisov, Juventusi nuk duket se po kalon ndonjë moment pozitiv. Bardhezinjtë duken larg formës optimale që kanë treguar në fillim të sezonit, por, sipas Amaurit, të flasësh për krizë është pa vend. Sulmuesi brazilian, që ka qenë nga më të mirët në fushë deri tani, është i bindur se më shumë se gjendja e ekipit janë faktorë të tjerë që fshihen pas kësaj periudhe, ku mungojnë fitoret: “Unë nuk shoh asnjë krizë. Sigurisht, duhet të përmirësohemi, por kjo nuk është e lehtë, duke parë se kundërshtarët kundër nesh luajnë gjithmonë në maksimum. Megjithatë, mendoj se do të kthehemi nga pushimi për kombëtaret shumë të karikuar, si dhe po pres me padurim sfidën kundër Realit”.