31 tetor 2008

Kaka: Po marrim frytet e punës sonë

Braziliani Kaka arrin të jetë vendimtar për Milanin edhekur nuk mund të japë maksimumin e tij. Gjithmonë i pagabueshëmnën portën kundërshtare dhe falë dy golave të tijtë fundit, ndaj Atalantës dhe Sienës, i ka dhuruar dy fitoretë rëndësishme tifozerisë së tij, por mbi të gjitha skuadrës, ecila tashmë e sheh shumë pranë kreun. “Të gjitha sakrificatqë skuadra ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjatë kësaj periudhepo na sjellin pikë të vyera. Ndodh që ndonëse nuk luajmëmirë, ne zbresin në fushë me mentalitetin e duhur, dukemarrë gjithmonë tri pikët e vlefshme – ka thënë Kaka. – Milanigjatë këtyre javëve ka korrur frytet e punës së vet dhesigurisht që tani të gjithë ndihemi më mirë, kur shikojmëtabelën e klasifikimit. Të luash çdo tri ndeshje është njësakrificë më vete, personalisht kam luajtur edhe më kombëtaren,prandaj e ndjej veten disi të lodhur, si rrjedhojëedhe kualiteti im në fushë nuk është gjithmonë i njëjti”. PorRiki Kaka shikon përpara dhe mendon për supersfidën e sëdielës ndaj Napolit: “Të dielën na pret një sfidë e vështirëndaj Napolit, por nëse fitojmë, mund t’i afrohemi gjithmonëe më shumë kreut të renditjes. Personalisht jam i bindur sepas takimit me bardhekaltrit, Milani do arrijë vendin e dytënë renditje”.