30 tetor 2008

“Barça po tregon profesionalizëm”

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është shumë i kënaqur nga paraqitja e të tijve në ndeshjen e Kupës së Mbretit. “Ne e morëm shumë seriozisht këtë përballje, pavarësisht se fituam me vështirësi. Luajtëm të përqendruar në fushë dhe kjo ka shumë rëndësi. Po shikoj se po tregojmë shumë profesionalizëm, ndryshe nga javët e para kur isha trajner i skuadrës”, tha Guardiola, i cili në përballjen e së martës kundër Benidorm futi në fushë një tjetër futbollist të Akademisë, pikërisht mesfushorin Abraham, I cili cili bëri një paraqitje me të vërtetë të kënaqshme. “Ai është ende i ri dhe e shfrytëzoi mjaft mirë rastin që iu dha”, tha Guardiola.