31 tetor 2008

De Laurentis ul entuziazmin: Mendojmë për UEFA-n

Një ditë pas suksesit të rëndësishëm në “San Paolo” kundërRexhinës, fitore e cila i dhuroi primatin e Serisë A Napolit, presidentii skuadrës, Aurelio De Laurentis, kërkon të ulë disi entuziazminqë mbizotëron në ekip: “Titulli? Vetëm Zoti mund ta dijënëse një objektiv i tillë është i mundshëm për ne. Pastaj, në këtëpikë të sezonit, do të ishte e kotë të mendonim për fitoren finale,por gjithsesi, kjo nuk do të thotë se një pozicion të tillë nuk ekemi merituar deri në këtë moment. Ashtu siç e kam deklaruaredhe në fillim të këtij sezoni, objektivi real i skuadrës sonë ështëmbyllja e kampionatit brenda shtatë vendeve të para, për të qenëedhe në sezonin e ardhshëm në Kupën UEFA. Mbase në tri vitete ardhshme, me fitimin e më shumë eksperience nga lojtarët tanë,mund të synojmë një vend në Ligën e Kampioneve”, deklaronpresidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis.