30 tetor 2008

Arshavin ёshtё i pakёnaqur me Zenitin

Sulmuesi i Zenitit, Andrei Arshavin, sёrish ёshtё njё opsion tёrheqёs pёr ekipet e interesuara pёr shёrbimet e tij, pasi ka zbuluar se mё nuk ka besim tek klubi aktual.
27-vjeçari rus kёtё verё u lidh me njё kalim nё Tottenham, ndёrsa pёr shёrbimet e tij tё interesuar ishin edhe Real Madrid dhe Barcelona. “Zenit vazhdimisht theksonte se do tё mё lejojё tё largohem nёse arrin njё ofertё e pranueshme. Por tё jem i sinqertё mendoj se ata nuk iu pёrmbajtёn asaj”, ka thёnё Arshavin. Sulmuesi dёshiron tё luajё nё Ligёn e Kampionёve, por e din se do tё duhet njё mrekulli e vёrtet qё Zenit tё gjejё vend nё garёn evropiane nё vitin e ardhshёm. “Vetёm ndonjё çudi do tё mund tё na ndihmojё qё vitin e ardhshёm tё luajmё nё Ligёn e Kampionёve”, ka shtuar rusi.