30 tetor 2008

Benitez: Fitorja është më e rëndësishmja

Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është ndarë i kënaqur me fitoren e mbrëmshme të ekipi të tij ndaj Portsmouthit, pavarësisht një paraqitjeje jo aq të mirë të të kuqve. “Kemi ndryshuar katër lojtarë dhe sërish e fituam ndeshjen dhe mesazhi për ekipin dhe çdokënd është se ne mund t’i bëjmë ndryshimet dhe sërish të fitojmë. Kemi shfrytëzuar lojtarë me kualitete të ndryshme dhe gjithmonë kemi besuar se do të shënojmë”, ka thënë Benitez.“Portsmouth është një ekip i mirë dhe ne kemi nevojë të jemi të qetë dhe të vazhdojmë të pasojmë topin dhe të krijojmë raste. Qetësia ishte çelësi për ne sonte. Dominuam në pjesën e parë dhe e kontrolluam ndeshjen. Kishim shanse. Mendoj se e dyta ishte më e hapur dhe në fund ishim ca nervoz pasi që ata hidhnin topa të gjatë tek Crouch. Ne vërtet fituam me penalti, por kishim edhe raste të tjera”, shton spanjolli.