30 tetor 2008

Mourinho largon Adrianon në janar?

Gazeta italiane "Il Corriere Dello Sport" njofton se sulmuesi i Interit, Adriano, mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Mourinho është ende i hidhëruar me brazilianin për shkak të daljes nëpër klubet e natës gjatë vikendit të shkuar, me ç’rast e ka dënuar atë duke mos e inkuadruar në ndeshjen kundër Fiorentinës. “Il Corriere Dello Sport” njofton se ‘I Veçanti’ nuk është takuar me ‘Perandorin’ që nga e marta, mirëpo ata kanë vendosur të takohen sot për të diskutuar në lidhje me përmirësimin e raporteve të tyre. Mourinho ka thënë se Adriano ka shumë punë për të bërë nëse dëshiron që ta fitojë sërish besimin e trajnerit, ndërsa nëse ai nuk kërkon falje dhe e përsërit këtë gabim ai mund të largohet në janar.