
Gazeta me bazë në Munih, “Abendzeitung”, ka njoftuar sot se mesfushori i Chelseat është i gatshëm t’ia dorëzojë dikujt tjetër shiritin e kapitenit të Gjermanisë me qëllim që t’i ulë gjakrat me trajnerin Joachim Low dhe ta ruajë vendin e tij në Përfaqësuese. Ballack tashmë ka kërkuar falje publike nga trajneri për shkak të komenteve që i kishte bërë kundër Low në lidhje me trajtimin që u ka bërë menaxheri gjerman dy lojtarëve, Torsten Frings dhe Kevin Kuranyi, mirëpo kjo siç duket nuk ka mjaftuar që trajneri të pajtohet.