31 tetor 2008

Raul: Kam ëndërruar të luaj për Milanin

Kapiteni i Real Madridit, Raul, ka luajtur për gjigantin spanjoll për 14 vite, por thotë se është fascinuar nga lojtarët italianë dhe se kishte fantazuar të luajë me Milanin kur kishte qenë fëmijë.
“Jam rritur me Roberton dhe tash po plakem me Paolon. Më pëlqente ta shikoja Baggion duke luajtur dhe kur më në fund arrita të takohem me të, pashë se çfarë personi i shkëlqyeshëm ishte në të vërtetë”, ka thënë Raul.“Sa i takon Paolos, isha fëmijë kur ai mblidhte kupa Evropiane, tash jam 31-vjeçar dhe ai ende është këtu. Ai është një profesionist i vërtetë dhe një pikë referimi për të gjithë futbollistët”, ka shtuar Raul“Kam pasur fantazi kur isha i vogël dhe ëndërroja rreth të ardhmes time futbollistike: Shpesh kam menduar për Milanin dhe do të kisha dashur të luaja me legjendat si Marco Van Basten, Carlo Ancelotti, Ruud Gullit dhe Roberto Donadoni. Vetëm mendoni një partneritet Raul-Van Basten...”, përfundon spanjolli.