31 tetor 2008

Maikon ia vë fajin mungesës së fatit

Mbrojtësi brazilian i Interit, Maikon, nuk është aspak i zhgënjyernga barazimi i arritur dy net më parë në Firence, ndonëse besonse zikaltrit meritonin fitoren: “Kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer,duke besuar deri në fund te fitorja, por fatkeqësisht nëkëtë periudhë jemi disi të pafat dhe kemi vështirësi për të shtyrëtopin drejt rrjetës. Gjithsesi, mbetemi të qetë në prag të sfidavetë radhës. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen meRexhinën, pasi pikërisht kjo sfidë do të jetë një etapë shumë erëndësishme për kampionatin tonë. Është e vërtetë që mungojnëende shumë ndeshje nga fundi i sezonit, por fitoret e momentevetë vështirë mund të të karikojnë për të vazhduar suksesshëmnë të ardhmen”, deklaron braziliani zikaltër, Maikon.