
Një gjë të tillë e kanë bërë të njohur dje nga mediat italiane, të cilat, shumica ishin të të njëjtit mendim: bomberi shqiptar i Chievos ka bërë një paraqitje jo të mirë në ndeshjen e të mërkurës në shtëpi kundër Lazios, të humbur 1-2.Bogdani, i cili luajti si titullar për 72 minuta, ishte vlerësuar me notën 5,5 dhe konsiderohej si një dështim i Chievos në sulm.