
Klubi italian u përpoq të nënshkruajë me brazilianin edhe vitin e kaluar, por përpjekja ishte e pasuksesshme.Sipas Tuttosport, babai i Diegos, Djair da Cunha, i cili është edhe agjent i tij, nesër do të duhet të takohet me Juventusin për të filluar negociatat në mes dy palëve.Parashihet se bardhezinjtë do të duhet të ndajnë afro 15 milionë funte për të bindur Werderin të heqë dorë nga shërbimet e Diegos, edhe pse gjermanët kanë opsione të tjera në mesfushë.