30 tetor 2008

Anglezi “Spice-Boy” gati 8.7 milionë euro për avionin

Tani që futbollisti i famshëm anglez ka mundur të sistemohet në Milano, sepse kjo mund të jetë mënyra ideale për të mbajtur të hapur mundësinë e kohëzgjatjes së aktivizimit të tij me Milanin, Devid Bekham fillimisht kërkon të transferohet vetëm në Itali, duke lënë në Los Anxheles bashkëshorten e tij, Viktoria dhe tri fëmijët, Bruklin, Romeo e Kruz. Mirëpo, duke parë largësinë e madhe që do t’i ndajë ata, “Spice Boy” po mendon të blejë një avion personal të markës “Bombardier Learxhet”, me një vlerë prej 8.7 milionë eurosh, që të fluturojë i vetëm sa herë t’i jepet mundësia përtej Atlantikut, për të takuar pjesën tjetër të familjes. Të paktën kjo është ajo që konfirmon e përditshmja britanike, “Daily Star”.