29 tetor 2008

Juventus interesohet për Xavin

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mesfushori spanjoll i Barcelonës, Xavi Hernandez, është në fokus të ekipit italian Juventus.Sportivja spanjolle Sport zbulon se Xavi është në listën e ngushtë të dëshirave të gjigantit italian.Pas fillimit të dobët të sezonit, Juventusi seriozisht është duke menduar për përforcime të reja. Zonja e Vjetër dëshiron mesfushorë me përvojë dhe të dëshmuar.Krahas Xavit, mediat shkruajnë se edhe braziliani i Werderit, Diego, mund të jetë një përforcim i ri për klubin italian.Xavi tashmë ka filluar negociata me Barcelonën për vazhdim të marrëveshjes deri në vitin 2014.