31 tetor 2008

Ronaldo aspak modest: Topin e Arte e meritoj une

Sulmuesi i Manchester United shprehet se ai e meriton cmimin prestigjoz Topi i Arte 2008, duke e justifikuar kete me trofete e fituar tek Manchester United gjate vitit te fundit.
Cristiano Ronaldo nuk tregohet aspak modest ne lidhje me ceshtjen e meritave personale ne boten e futbollit. Sulmuesi i Manchester United shprehet se ai e meriton cmimin prestigjoz Topi i Arte 2008, duke e justifikuar kete me trofete e fituar tek Manchester United gjate vitit te fundit. “Mund te them se do ishte e logjikshme ta fitoja une. Ka shume kandidate ne gare, por vetem ai qe eshte konstant gjate gjithe sezonit duhet te jete fitues. Kam fituar Premier League, Champions League dhe ne Europe kam shenuar me shume se kushdo tjeter. Gjithashtu une jam edhe shenuesi me i mire ne Champions League”, shprehet talenti portugez ne nje interviste dhene per gazeten franceze “L’Equipe”. Ceremonia e dorezimit te trofeut do te zhvillohet ne 2 dhjetor ne Paris, aty ku ka seline edhe “France Football”, revista e cila organizon kete eveniment te pervitshem.