31 tetor 2008

Mourinho: Mos më gjykoni tash

Trajneri i Interit Jose Mourinho ka folur në konferencën e sotme për shtyp për momentin problematik të skuadrës së tij para ndeshjes kundër Regginas.
Zikaltrit do të udhëtojnë në Oreste Granillo për t’u ndeshur me skuadrën e Regginas të shtunën, ndërkohë që vjen nga dy barazime pa gola ndaj Genoas dhe Fiorentinës. “Krahasimet në futboll janë të pamundshme, pasi që çdo kampionat është i ndryshëm, kështu që njerëzit duhet të kujtojnë se në këtë fillim sezoni ne e fituam një kupë që nuk e kishim pasur vitin e kaluar”. “Unë nuk e gjykova fillimin e dobët të Milanit në këtë sezon, prandaj edhe tani nuk duhet të jem shumë gjykues ndaj skuadrës sime”. “Nuk kemi shënuar gola në dy ndeshjet e kaluara, kjo nuk është mirë, por nuk kemi probleme në krijimin e shanseve. Në fakt, në Firence patëm katër shanse të mira nga loja e hapur, dy me Mncinin, një me Ibrën dhe një tjetër me Crespon”. “Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që në shtëpi para tifozëve të vetë Reggina luan mirë dhe ka humbur shumë pak ndeshje. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse ata janë një skuadër shumë e mirë dhe kanë lojtarë të cilët shumë shpesh e ndryshojnë mënyrën e lojës së tyre”, ka thënë ish-trajneri i Chelseat.