
Në fakt serbët e Bosnjës kanë kërkuar zhvillimin e ndeshjeve miqësore me Maqedoninë dhe përfaqësuesen e të rinjve të Serbisë, por një gjë e tillë nuk ka hasur në mirëkuptim nga ana e FIFA-së e cila ka refuzuar këtë kërkesë , për shkak se Republika Serbe nuk është anëtare e FIFA-së dhe UEFA-s.
Nga ana tjetër drejtuesit e FFM-së dhe ata të përfaqësueses së Maqedonisë ishin të befasuar me këtë informatë dhe bënë të ditur se deri te FFM nuk ka arritur kërkesë për një ndeshje të tillë. Sipas tyre ndeshja e vetme miqësore është ajo e 19-të nëntorit kur në Podgoricë Maqedonia do të përballet me Malin e Zi.