28 tetor 2008

“Titulli, i pamundur për Juven”.

Në pritje për ta shndërruar ëndrrën e titullit kampion në Itali në një objektiv disi më real, Pavel Nedved i gëzohet fillimisht faktit se skuadra e tij i është rikthyer rrugës së fitoreve: “Në atë përqafim me Ranierin ishte përgjigja që ju gazetarët kërkonit, pasi për ditë me radhë keni sulmuar paraqitjet tona”, thekson Nedved. Pavel, mendoni se tashmë kriza juaj është vetëm një kujtim i vjetër? Çfarë krize? Ajo ishte thjesht imagjinata juaj. Besoj se e kuptoni që është e pamundur që të mendoni semund t’i fitojmë të gjitha sfidat e sezonit. Atëherë të themi që ishte thjesht një moment i mbrapshtë? Kemi humbur dy ndeshje radhazi dhe këtu përfundon gjithë kjo histori. Ishte një moment i vështirë dhe sigurisht që nuk mendojmë se e kemi kaluar, ndonëse skuadra po fillon të rigjejë formën më të mirë të saj. Dy sukseset ndaj Realit dhe Torinos ishin thelbësore për ju? Kemi fituar dy ndeshje të rëndësishme dhe jemi shumë të lumtur për atë që kemi arritur të japim në fushë. Sigurisht që po të mos e kishim fituar derbin e Torinos, suksesi ndaj Realit nuk do të kishte vlejtur për asgjë. Këto fitore kishin një vlerë të dyfishtë, pasi përveç rezultatit, ju ndihmojnë shumë edhe psikologjikisht? Fituam dy ndeshje të rëndësishme. Jam i lumtur për mënyrë se si i përballuam ato dhe shpresojmë që këto suksese të na japin mundësinë ta kalojmë këtë moment të vështirë. Pas derbit, ndërmjet jush dhe Ranierit kemi parë një përfaqim të përzemërt... Ai përqafim është përgjigja e të gjitha pyetjeve tuaja që kërkonit prej javësh. Juventusi ka qenë gjithmonë i bashkuar, dhe më shumë se kurrë, në momentet e vështira si kjo. Krizat kalohen kur të gjithë janë të bashkuar, ky është sekreti më i madh i kësaj skuadre. Nuk gëzoni një formë të mirë fizike, por të mërkurën në Bolonja nuk do të mungoni kurrsesi, apojo? Sigurisht që jo. Na mungojnë mjaft lojtarë dhe kështu që nuk kam aspak ndërmend të tërhiqem.