30 tetor 2008

Del Piero dhe Legrottaglie të gatshëm për Romën

Mediat italiane kanë njoftuar se ikona e klubit bardhezi Alessandro Del Piero dhe qendërmbrojtësi Nicola Legrottaglie, do të jenë në dispozicion të trajnerit Claudio Ranieri për ndeshjen e rëndësishme kundër Romës, e cila zhvillohet të shtunën në Stadio Olimpico të Torinos.
Është ky një lajm shumë i mirë për Zonjën e Vjetër para duelit të madh kundër Giallorosëve me ç’rast do të mundohen të tregojnë se kriza tashmë ka marrë fund. Del Piero dhe Legrottaglie janë të gatshëm për t’u ndeshur me kryeqytetasit, ndërkohë që Mauro Camoranesi, i cili luajti disa minuta edhe kundër Bolognas, do të jetë në një formë më të mirë për të startuar nga minuta e parë.