
Në pjesën e parë të ndeshjes u ofruan disa raste, mirëpo nuk u prekën rrjetat në asnjërën anë, derisa pjesa e dytë ofroi një lojë shumë më të bukur. Vendasit shënuan golin e parë në minutën 57-të me anë të Barnetas, ndërsa tetë minuta më vonë (65’) Kiessling shënoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore Bayer Leverkusen ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe qëndron e para në tabelë me dy pikë më shumë se sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit gjerman, Hoffenheim, që ka 22 pikë por një lojë më pak, të cilën do ta zhvillojë nesër në shtëpi kundër Karlsruhes së Edmond Kapllanit.