30 tetor 2008

Roma në dritare për Kruz

Adriano: E ardhmja rebusGrushti "i hekurt" i Hoze Murinjos rrezikon të revolucionojë merkaton zikaltër që në janar. Përjashtimet e Adrianos dhe Kruz për transfertën e Firences ritheksojnë në fakt hierarkitë teknike të këtyre tre muajve të parë. Konsiderata e parë është se Hernan Krespo del menjëherë nga "ngrirja". Largimi i tij tashmë duket më pak i mundshëm se disa ditë më parë. Dhe rrethanat i interesojnë shumë Romës, që pret sinjale nga Kruz që nga vera e kaluar. Argjentinasi vlerësohet prej kohësh te verdhekuqtë. Si Krespo ashtu dhe Kruz janë në fund të kontratave me Interin. Në teori, në janar, mund të bien dakord me atë që u pëlqen. Gjatë verës, Kruzi kishte oferta nga Spanja, por ai zgjodhi Interin. Ardhja e Murinjos e ka bllokuar dhe ai tashmë polemizon për më shumë hapësirë. Largimi i tij është më i mundshëm. Por duket se edhe një tjetër interist duhet të mendojë për të ardhmen e tij. Ai është Adriano. Pas një rikthimi të bujshëm nga Amerika e Jugut, pozicioni i "perandorit" është më delikat. Por tashmë, pas problemeve edhe me Murinjon, duket se situata për të është vështirësuar. Sipas hamendjeve në lidhje me zhvillimet në ditët në vazhdim, Adriano është njëri prej futbollistëve më të rrezikuar për të përfunduar në vitrinat e merkatos së janarit.