30 tetor 2008

Piturca: Mutu duhet t’i nënshtrohet operacionit

Përzgjedhësi i Rumanisë Victor Piturca ka thënë se sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike.
Problemet e Mutusë me gju, bënë që ai të mos luajë në ndeshjen shumë të rëndësishme në mesjavë kundër Interit, ndërkohë që për shkak të po të njëjtit lëndim, rumuni edhe kohë më parë kishte qëndruar jashtë fushe. Ekipi i mjekëve të Përfaqësueses rumune besojnë se ish-sulmuesi i Chelseat dhe Juventusit është dashur të operohet para disa javësh, mirëpo aso kohe Viola refuzonte nevojën për ndërhyrje kirurgjike ndaj asit të tyre. “Kam biseduar me Adrianin dhe gjuri i tij nuk është aq mirë, ende është i inflamuar. Ai ndjen dhimbje dhe ende ka nevojë për pushim”. “Edhe pse është 30-vjeçar ai ende mund të luajë për një skuadër më të madhe se Fiorentina, por kjo varet nga qëllimet dhe ambiciet e tija”, ka thënë Piturca.