30 tetor 2008

Milani përgatit listën e merkatos

Milani vazhdon të ndjekë me vëmendje yllin e Arsenalit, Çesk Fabregas. Megjithatë, spanjolli nuk është objektivi i vetëm i gjigantëve të Serisë A. Ata kanë filluar të interesohen për Serxho Ramos, ndërkohë që po vëzhgohen edhe disa të rinj të talentuar në Amerikën Jugore. Për më tepër "Djajtë" janë në gjurmët e goleadorit suedez të Goteborgut, Robin Soder dhe mesfushorit të Dinamos së Kievit, Taras Mikhalik. Objektivi është që blerjet të realizohen në janar ose gjatë verës së ardhshme.