Del Piero-Nedved në stol kundër Palermos
Ranieri vendos të ndryshojë kundër Palermos, pas zhgënjimit në Champions.Pas tri barazimeve të njëpasnjëshme, Palermo paraqitet që tani si një test vendimtar për Ranierin dhe ekipin e tij. Klubi dhe tifozët pretendojnë një fitore që do të shmangte shpalljen e krizës, të zgjatur nga një cikël zhgënjyes ndeshjesh. I pamendueshëm një gabim tjetër, edhe pse ekipi rrezikon të paraqitet në këtë test me probleme në mbrojtje. Tifozët janë të zemëruar, sidomos me trajnerin. Drejtuesit janë të kënaqur me rezultatet pozitive, që kanë ardhur si pasojë e zgjedhjeve të trajnerit. Mbi të gjitha, formacioni i pamenduar mirë në ndeshjen e Minskut, si të ishte nënvlerësuar kundërshtari. Në plan të dytë vijnë ndërrimet, si ai i vonuar për Legrottaglien, që ka sjellë edhe golin, deri tek ato të Del Pieros dhe Nedved, që nuk ishin në një natë të mirë. Por drejtuesit nuk mund t’ia lejojnë vetes ta përkeqësojnë situatën dhe arsyetojnë. Falë gabimeve të kundërshtarëve, nuk është humbur asgjë, si në kampionat dhe në Champions. Bilancet bëhen në fund të sezonit ose, të paktën kur objektivat janë humbur, por jemi akoma larg nga kjo. Ky është momenti për të ndryshuar drejtim dhe klubi pret të shohë kurajë nga ana e Ranierit, edhe pse mund t’i duhet të bëjë zgjedhje të dhimbshme. Janë zgjedhje, mbi të cilat tekniku ka pak kohë që po mediton, por për të cilat mbase priste mbështetjen e klubit. Tani e ka, prandaj kundër Palermos shumë gjëra do të ndryshojnë. Me shifrat (pasimet e tri golave të fundit) Giovinco ka treguar se cilësia e tij tani është e domosdoshme. Del Piero ndërkohë, përveç golit të bukur kundër Zenitit, ka kohë që nuk shënon, ndërsa Nedved nuk po shkëlqen; kështu që njëri nga të dy do të ulet në stol, për t’i hapur vend talentit të ri. Madje, duke parë gjendjen e mirë të Iaquintas, ka mundësi që të përfundojnë të dy në stol. Për të dielën po formohet, me sa duket, një dyshe sulmi Amauri-Iaquinta, me Giovincon ne mbështetje, edhe pse nuk dihet se kjo mbështetje do të vijë nga qendra apo nga krahu i majtë. Jashtë dy shtylla, si Del Piero dhe Nedved, të lodhur nga ndeshjet e fundit. Janë këto zgjedhjet e vështira të Ranierit, i cili të enjten, para stërvitjes, i ka diskutuar me ekipin. Për një orë ka folur për gabimet e bëra kundër Bates, për të shpjeguar zgjedhjet e tij për ndeshjen kundër Palermos.