31 tetor 2008

Crespo te Roma në janar?

Agjenti i Hernan Crespos, Fernando Hidalgo, ka thënë se klienti i tij mund t’i bashkëngjitet Romës në afatin kalimtar të janarit.
“Hernan dëshiron të luajë, dhe nëse nuk mund ta bëjë këtë tek Inter, atëherë ne do t’i shikojmë mundësitë tjera”. “Roma dhe Interi ende nuk kanë folur në lidhje me transferimin e Crespos, dhe po ashtu Giallorosët nuk kanë kontaktuar as me mua”. “Të jem i sinqertë, Roma mund të jetë një mundësi, prandaj do të dëshiroja që të flasim sa më shpejt për këtë çështje”, ka thënë Hidalgo.