
Blutë përfunduan në vendin e dytë në sezonin e kaluar, menjëherë pas Manchester United, ndërsa të zgjedhurit e ish-trajnerit Avram Grant humbën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.“Do të jetë vështirë që ky sezon të llogaritet si i suksesshëm nëse nuk fitojmë së paku një trofe. Dua të fitoj tituj sërish. Gjithmonë ka qenë kështu në karrierën time dhe besoj se ky është vendi i duhur për këtë”, ka thënë Deco për Daily Star.“Të gjithë e dimë se Chelsea humbi dy tituj nga Manchester United me një dallim të vogël. Duhet të punojmë t’i përmirësojmë disa gabime dhe mendoj se trajneri i ri do të sjellë edhe gjëra të mira për klubin”, ka shtuar portugezi.