
Ronaldinho është i ngazëllyer që më në fund do t’i jepet mundësia që të luajë krahas një lojtari siç është David Beckham. “Ai është një kampion i madh. Shpresoj që të jetë i lumtur me neve. Do t’i ndajmë gjuajtjet e lira me të. Unë jam takuar me të në të kaluarën dhe gjithmonë kam mbetur i shtangur me klasin e tij”, ka thënë Dinho për “The Sun”.