31 tetor 2008

Ronaldo: Do të shënoj 42 ose më shumë gola

Mesfushori portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai planifikon edhe një përfundim tronditës sa i takon numrit të golave këtë sezon.
Më herët gjatë kësaj jave, menaxheri i Manchesterit, Sir Alex Ferguson, kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldon se do ta ketë vështirë të arrijë numrin e golave që arriti sezonin e kaluar.“Ai tash ka pesë gola. Vitin e kaluar pati 42, ndërsa këtë vit pres që të arrijë në mes 25 dhe 42 golave”, pati thënë Ferguson.Por, ndryshe nga trajneri skocez, Ronaldo është i bindur se do ta arrijë këtë shifër madje edhe se do të mundohet ta tejkalojë.“E di se është shumë vështirë të shënosh 42 gola sërish, por kam besim në vete dhe në kolegët e mi. Stërvitem po aq dhe shpresoj të arrij po aq gola ose më shumë”, ka thënë portugezi.