30 tetor 2008

Serxho Ramos, e ardhmja në dyshim

E ardhmja e Serxho Ramos te Reali i Madridit është në dyshim. Mbrojtësi nuk u aktivizua në fundjavë pas kritikave për sistemin e lojës, të përdorura nga Bernd Shuster. Edhe pse mbrojtësi dhe tekniku pohojnë se i sheshuan mosmarrëveshjet, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend ta mbyllin çështjen. Sipas radio "Marca", masa e parë është ndërprerja e negociatave për kontratën e përjetshme të Ramos në "Bernabeu". Gjithashtu duket se Reali ia hoqi 22-vjeçarit statusin si "lojtar i domosdoshëm" në skuadër.