31 tetor 2008

Xhampaolo: Inzagi duhet skualifikuar për simulim

Trajneri i Sienës, Xhampaolo dhe mbrojtësi bardhezi Portanova,kanë lëshuar akuza të rënda mbi Milanin dhe Inzagin,për shkak të penalltisë së rrëmbyer nga i zakonshminga ky i fundit ne ndeshjen e së mërkurës: “Nuk ishte penallti– ka thënë trajneri i Sienës Xhampaolo, – por meqenësemediatikisht për Sienën nuk i bëhet vonë askujt, më mirë tëmos flasim fare. Personalisht nuk më duket e drejtë që episodetë tilla të mos ndëshkohen”. Me të njëjta tone të ashpra,kundër Inzagit ka folur edhe mbrojtësi bardhezi Portanova,i cili është autori i shtyrjes me dorë të Inzagit nëzonën e rreptësisë: “Inzagi nuk po interesohej të kapte topindhe u përplasëm për inerci. Meqenëse kanë skualifikuarpër dy javë Xhilardinon për atë që ndodhi në Palermo,atëherë bëjnë mirë të s’kualifikojnë edhe Inzagin”.