29 tetor 2008

LAJME NEWS 30.10.2008


Tottenham nxjerr njё pikё nё fund tё ndeshjes
Nё sfidёn e parё e Harry Redknapp nё stolin e Tottenhamit, trajneri i ri ka arritur tё nxjerrё njё pikё nё ndeshjen pёrballё Tottenhamit nё Emirates Stadium, qё pёrfundoi me plot tetё gola, barazim 4-4.
David Bentley iu dha mysafirёve njё epёrsi tё hershme (13’) me njё gol tё shёnuar nga largёsia, por Mikael Silvestre barazoi pёr Arsenalin para fundit tё pjesёs sё parё (37’). William Gallas solli epёrsinё e parё pёr topçinjvё, menjёherё pas fillimit tё pjesёs sё dytё (46’), para se Emmanuel Adebayor tё çojё rezultatin nё 3-1 (65’). Zёvendёsuesi Darren Bent i dha Tottenhamit shpresё, duke ngushtuar rezultatin shumё shpejt (67’), por vetёm njё minutё mё pas Robin Van Persie çon sёrish nё dy gola avantazhin e Arsenalit (4-2). Por Jermaine Jenas shёnoi njё gol nё minutёn e 89-tё, para se goditja e Lennon tё pёrfundojё nё rrjetё nё minutёn e katёrt tё kohёs shtesё, pёr t’i sjellё njё pikё tё vёshtirё Tottenhamit.

Magjia e Ronaldos i sjell fitoren Manchës
Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në Old Trafford kundër skuadrës së shqiptarit me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, West Ham United.
Fitorja e United erdhi falë golave të asit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë. Duket se Ronaldo është rikuperuar plotësisht pas lëndimit i cili ia kufizoi paksa formën dhe tash është kthyer përsëri si njeriu kryesor i Djajve të Kuq. Goli i parë i pretendentit kryesor për “Topin e Artë” u shënua në minutat e para të ndeshjes (14’), ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën 30, dhe vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Hoffenheim mbetet nё maje,
Hamburg dhe Bayern fitojnё Hoffenheim ka arritur tё rikthehet nga disavantazhi prej 1-0 nё pjesё tё parё, pёr tё fituar me rezultat 3-1 nё fund tё ndeshjes sё Bundesligёs si mysafir i Bochumit, derisa Bayerni ka mposhtur Frankfurtin me rezutlat 2-1.
Bochum pati nevojё vetёm pёr dy minuta pёr tё kaluar nё epёrsi me anё tё Dennis Grote, qё ishte edhe goli i vetёm i pjesёs sё parё. Por Hoffenheim u kundёrpёrgjigj nё pjeёsn e dytё, duke barazuar sё pari me anё tё Demba Ba (64’). Njё penalti e akorduar nё minutёn e 70-tё, e shndёrruar nё gol nga Vedad Ibisevic, dhe njё gol tjetёr njё minutё mё pas, i shёnuar nga Carlos Eduardo (71’), i sollёn fitoren dhe ruajtjen e kreut ekpit tё ri tё Bundesligёs. Bayerni shёnon fitoren e tretё radhazi Bayerni po ashtu ka shёnuar fitore, qё ёshtё fitorja e tretё nё radhё, duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin si mysafir me rezultat 2-1. Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epёrsi me anё tё autogiolit tё shёnuar nga Demichelis. Por Bayern shumё shpejt arriti tё barazojё, kur pas njё loje tё mirё nga Ribery, Klose shёnoi nga afёrsia (65’). Ribery shёnoi golin e dytё, pesё minuta mё pas. Hamburgu po ashtu ka mposhtur Stuttgartin si nikoqir me rezutlat 2-0, pёr tё marrё veten pas humbjes sё vikendit ndaj Hoffenheimit. Hertha po ashtu ka shёnuar fitore ndaj Hannoverit (3-0), derisa Dortmund dhe Köln kanё ndarё pikёt.

Chelsea nuk lejon befasi
Befasitë e skuadrës Hull City, e cila është sensacioni i Ligës Premier në këtë sezon të ri, janë ndërprerë nga Blutë e Londrës, pasi që këto të fundit kanë shënuar fitore si mysafirë me rezultat 3-0.
Që në fillim të ndeshjes u vërejt se Scolarit nuk i pëlqejnë befasitë. Pas humbjes së vikendit të shkuar nga Liverpooli në Stamford Bridge, Blutë vetëm me fitore mund ta mbulonin atë dëshpërim. Minuta e tretë dhe Chelsea avancoi 1-0 me golin e mesfushorit anglez dhe njërit prej simboleve të skuadrës, Frank Lampard. Në pjesën e parë nuk u panë gola të tjerë, mirëpo ndryshe ndodhi në pjesën e dytë. Njëherë Anelka dyfishoi epërsinë e mysafirëve (50’), ndërsa pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, Malouda vuri vulën e takimit me golin e tretë për Chelsean.

Inzaghi udhëheq Milanin drejt fitores
Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme në San Siro kundër Sienas me rezultat 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 19-të pikëve, dhe qëndron në vendin e tretë një pikë prapa Udineses dhe Napolit të cilët kryesojnë me nga njëzet pikë pas fitoreve të mbrëmjes së sotme.
I rikthyeri nga lëndimi, “njeriu gol” Pippo Inzaghi krijoi epërsinë e Rossonerëve në minutën 31 me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim. Mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Vergassolas në minutën 54 duke ia vështirësuar punët skuadrës së Ancelottit. Mirëpo një penallti e shkaktuar në Superpippon u shndërrua në gol nga superylli brazilian, Kaka, duke ia siguruar Milanit rrugën drejt kreut të tabelës.

Fiorentina dhe Inter ndajnë pikët
Derbi kryesor i javës së nëntë në Serie A i zhvilluar në Artemio Franchi ndërmjet Fiorentinës dhe Interit përfundoi pa gola.
Pjesa e parë e takimit i ka takuar skuadrës vendase e cila udhëhiqte lojën, mirëpo kishte mungesë konkretizimi. Mungesa e dy sulmuesve kryesorë, Adrian Mutu (për shkak të lëndimit) dhe Alberto Gilardino (për shkak të suspendimit) vërehej shumë në fazën e sulmit të Violas. Harkimet e shumta nga krahu i djathtë nuk arrinin t’i konkretizonin dy sulmuesit, Osvaldo dhe Pazzini. Një rast shumë i mirë për vendasit u ofrua para mbarimit të pjesës së parë kur gjuajtja e Pasqual u ndalua nga portieri Cezar, ndërsa në zonë u tërhoq për fanelle Pazzini me ç’rast gjyqtari nuk akordoi penallti. Nga ana tjetër kampionët shfaqën lojë të zbehtë, mirëpo me dy raste të mira shënimi. Njëherë Mancini e goditi transversalen pas një pasimi fenomenal të Zlatan Ibrahimovic, ndërsa më vonë ky i fundit nuk e gjeti portën pas pasimit të Mancinit. Sikurse pjesa e parë edhe pjesa e dytë dirigjohej nga Cesare Prandelli por sulmuesit e tij nuk arrinin të shënonin. Derisa nga ana tjetër Interi ishte shumë i rrezikshëm me raste të rralla. Inkuadrim i Crespos dhe Vieiras i dha një shtytje zikaltërve, mirëpo kampionët nuk ishin të fuqishëm përballë skuadrës mirë të organizuar të Violas.